“Do të kemi diskutime intensive”, Lajçak merr ftesë në Uashington për të diskutuar tensionet në veri

Aktuale

“Do të kemi diskutime intensive”, Lajçak merr ftesë në Uashington për të diskutuar tensionet në veri

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 20:43
Miroslav Lajçak

Miroslav Lajçak, emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka theksuar nevojën urgjente për de-eskalim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Lajçak, bëri të ditur se gjatë diskutimeve në Forumin e Prespës u nënvizua nevoja për ndërmarrjen e hapave të menjëhershëm për të adresuar tensionet në rritje. Ai po ashtu njoftoi edhe për udhëtimin e tij të afërt në Uashington DC me ftesë të zyrtarëve amerikanë ku pritet të ketë diskutime intensive "për rrugën përpara dhe hapat e ardhshëm të menjëhershëm."

Mes diskutimeve në këtë Forum, Miroslav Lajçak, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook rreth diskutimeve të zhvilluara lidhur me përshkallëzimin e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nëvojen urgjente për de-përshkallëzim.

Lajçak ka folur edhe për takimin me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana Lajçak, ku është ripërsëritur nevoja urgjente për një zgjidhje të shpejtë të tensioneve të thella mes Kosovës dhe Serbisë.

Në Maqedoninë e Veriut u zhvillua Dialogu vjetor i Forumit të Prespës, i cili tërhoqi figura dhe diplomatë nga i gjithë rajoni. Në mesin e tyre ishte edhe Miroslav Lajçak, emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

"Përshëndetje nga edicioni i sivjetshëm i Dialogut të Forumit të Prespës në Maqedoninë e Veriut. Pavarësisht motit me shi, dita ishte e mbushur me diskutime interesant së bashku me partnerë, kolegë dhe miq të çmuar, duke e bërë atë një përvojë shpërblyese. Natyrisht, zhvillimet e fundit në rajon, në veçanti tensionet e larta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe situata në veri të Kosovës, ishin në radarin e të gjithëve. Në fillim të kësaj jave, i informova kolegët e mi në Bruksel për vizitën time të fundit të përbashkët në rajon, situatën aktuale dhe rrugën përpara. Gjatë vizitës sime në selinë e NATO-s, u takova edhe me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mircea Geoana për të diskutuar situatën në veri të Kosovës. Të dy ramë dakord se duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm për de-përshkallëzimin. Më tej e theksova këtë pikë teksa iu drejtova ambasadorëve të NATO-s dhe BE-së. Do të shkoj në Uashington DC më pas me ftesë të partnerëve të mi amerikanë. Ne do të kemi diskutime intensive për rrugën përpara dhe hapat e ardhshëm të menjëhershëm", - njoftoi Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat