Ramadani: 100 protestues në veri nuk mund ta vënë në dyshim kushtetueshmërinë

Aktuale

Ramadani: 100 protestues në veri nuk mund ta vënë në dyshim kushtetueshmërinë

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 18:39
Valon Ramadani

Deputeti i Vetëvendosjes, Valon Ramadani ka thënë 100 ose 200 persona në veri të vendit nuk mund ta vënë në dyshim kushtetutshmërinë në Republikën e Kosovës.

Këtë deklaratë ai e bëri duke komentuar zhvillimet e fundit në tri komunat veriore të Kosovës të cilat janë të banuara me shumicë serbe, teksa theksoi se kryeministri Albin Kurti është në rrugën e duhur dhe se çështjes së veriut duhet t’i shkohet deri në fund.

“Unë mendoj që ne duhet të shkojmë deri në fund, nuk ka tërheqje derisa je duke e zbatuar Kushtetutën, ligjin, ku ministri i Qeverisë pse mos të shkojë edhe në komunat ku aty udhëheq kryetari i komunës, megjithëse është me atë përqindje sa kanë dalë, por është e pranuar që ai është kryetar i komunës. Pse mos të vazhdojë pra të takojë ata kryetarë të komunave ose ta shohë se si nuk mund të jemi indiferent për shkak që dikush aty pra në këtë rast bandat kriminale ose 100 – 200 persona atje nuk mund ta vënë në dyshim kushtetutshmërinë në vend. Nuk mund ta vëmë në dyshim angazhimin e policisë ose sigurisë në vend e rreth sajë edhe angazhimin e gazetarëve, për këtë unë vazhdoj të them që është bë punë e jashtëzakonshme mirëpo duhet të vazhdohet deri në fund”, tha ai.

Tutje Ramadani tha se Kosova asnjëherë nuk ka qenë më e fortë sa i përket dialogut me Serbinë.

“Unë mendoj që kryeministri Kurti është shumë vigjilent dhe është duke e pa shumë mirë situatën. Është në vazhdimësi aktiv e sidomos të çështja e dialogut, për mua është në rrugën e drejtë dhe asnjëherë nuk ka qenë më e fortë Kosova në këto 3 ose 4 vitet e fundit derisa ka pasur lloj lloj ide e lloj lloj angazhime për marrëveshjen finale. Mirëpo ka arritur, pra kryeministri Kurti ta bëjë palë si duhet Kosovën në gjitha këto diskutime që po bëhen me Serbinë. Unë në këtë rast  i jap mbështetje të plotë kryeministrit Kurti për angazhimin e tij që të mbyllet pra kjo sagë e madhe e dialogut”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat