Krasniqi numëron “dështimet” e Albin Kurtit

Aktuale

Krasniqi numëron “dështimet” e Albin Kurtit

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 00:16
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se Albin Kurti “ka dështuar në qeverisje”.

Ai ka thënë se është rritur kostoja e jetesës në Kosovë.

Pos kësaj thotë se “njerëzit marrin borxhe kur sëmurën për t’u shëruar”.

Sipas tij, arsimi është degraduar dhe ekonomia është bllokuar.

Po ashtu thotë se Kurti është “anti-kapitalist”, rrjedhimisht po i frikëson bizneset.

”Në vend që të kishim hapësirë me i diskutu problemet që familjet ballafaqohen çdo natë. Temat më të rëndësishme është ngritja e Kostos jetës, rritja e çmimit të rrymës 100%, botë kërkush nuk e ka rritur kështu. Është shëndetësia, sot njerëzit më thonë është rrezik me u sëmur sepse për me u shëru nuk kemi mjete mjaftueshëm, duhet me marrë borxh me ble barna sepse nuk ka barna sektorin publik. Arsimi është degradu, ekonomia është e bllokune. Ndërmarrësit janë të frikësun, por dhe nervozun. E kemi një kryeministër që është anti-kapitalist, anti-perëndimor, anti-biznes, ka fillu me i penalizu gjitha format përmes inspektorëve”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat