Vendimi i gjykatës për lirimin e 75 vilave të sekuestruara në Brezovicë, flet prokurori i rastit

Aktuale

Vendimi i gjykatës për lirimin e 75 vilave të sekuestruara në Brezovicë, flet prokurori i rastit

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 11:51
Brezovicë

Gjykata Themelore e Pejës ka marrë vendim për lirimin e 75 vilave të sekuestruara në Brezovicë, shumica nga to në pronësi të politikanëve, biznesmenëve, gjyqtarëve etj.

Ditë më parë Gjykata Themelore në Pejë konfirmoi se ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorit Rasim Maloku për caktim të masës së sigurisë për vilat e sekuestruara në Brezovicë.

Gjykata tha se është hedh si e pasafatshme kërkesa e prokurorit.

“E konfirmojmë se me Urdhrin e Gjykatës Themelore në Pejë UGJK.nr.161/22, të datës 06.07.2023, është hudhë si e pasafatshme kërkesa e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për masë të përkohshme për sigurimin e pasurisë së sekuestruar”, konfirmoi Gjykata.

Media ka pyetur prokurorin e rastit Rasim Maloku se çfarë hapash kanë ndërmarrë lidhur me vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe nëse kanë ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

Prokurori Maloku tha se ankesa në Apel do të ushtrohet brenda afatit ligjor.

“Ankesën do ta ushtrojmë në afatin ligjor”, tha Maloku

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat