Rron Gjinovci pas përleshjes në Kuvend: Nuk kam më dyshime për Kurtin, krejt kanë me përfundu në burg

Aktuale

Rron Gjinovci pas përleshjes në Kuvend: Nuk kam më dyshime për Kurtin, krejt kanë me përfundu në burg

Nga: A.Zh Më: 13 korrik 2023 Në ora: 12:34
Albin Kurti

Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, ka reaguar për përleshjen fizike, që ndodhi në Kuvendin e Kosovës ndërmjet pozitës dhe opozitës.

Gjinovci, në një postim në Facebook, ka shkruar se tani më nuk ka dyshime se Kurti e ka “mirë”, përcjell Bota sot.

“Ky reagim i opozitës ma vërteton që Albini e ka mirë, mo s'kom asni dyshim. Ka mrri te 80%-shi momentalisht”, ka shkruar ai.

Sipas tij, deputetët e opozitës do të përfundojnë në burg.

“Krejt kanë me përfundu në burg. Edhe unë kisha dalë prej kontrolle me kon si ata”, ka shkruar më tej Gjinovci.

Në përplasjen fizike sot në Kuvendin e Kosovës, janë përfshirë disa deputetë të PDK-së dhe disa ministra të Qeverisë Kurti.

E gjithë ngjarja është provokuar pasi zv.kryeministri Besnik Bislimi është zgjuar nga karrigia e tij dhe ka shqyer një fotografi që Ganimete Musliu e kishte vendosur para foltores teksa fliste Kurti.

Pas kësaj është zgjuar deputeti Mergim Lushtaku, i cili ka hedhur ujë në drejtim të Kurtit dhe Bislimit./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat