Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Kanadasë

Aktuale

Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Kanadasë

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 20:08
Foto nga vendngjarja

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin jorezident të Kanadasë në Kosovë, Alan Bowman.

Ata kanë biseduar edhe për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon, ku Osmani ka theksuar vullnetin e institucioneve për tejkalimin e situatës aktuale në koordinim me aleatët e Kosovës.

Presidentja Osmani ka vlerësuar lartë partneritetin dhe bashkëpunimin në rritje me Kanadanë, duke vënë theksin në vlerat e përbashkëta demokratike, për të cilat të dy shtetet janë të përkushtuara që t’i promovojnë anekënd botës.

“Në takim, presidentja Osmani falënderoi ambasadorin Bowman për angazhimin e tij në thellim të raporteve të shkëlqyera bilaterale në mes të Kosovës dhe Kandasë, si dhe për mbështetjen e vazhduar përmes projekteve të ndryshme, në veçanti, mbështetjen për fuqizimin e grave dhe vajzave si dhe avancimin e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, ka bërë të ditur Zyra e Presidentes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat