Reagime të shumta për largimin e gurit përkujtimor të Nanë Pashkës

Aktuale

Reagime të shumta për largimin e gurit përkujtimor të Nanë Pashkës

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 00:32
Guri i Nënës Pashkë

Lulet e qiriu që u vendosën në kujtim të nënës Pashkë kanë mbetur ende këtu.

Në këtë vend, ku Pashkë Marku dogji veten 20 vite më parë, pasi nuk mundi të përballojë dhimbjen për dy djemve që ja vranë gjatë luftes, ka nisur të largohet guri i vendosur në shenjë kujtimi për të.

Pronari i parcelës ku ishte i vendosur, ky gur ka nisur ta largoje atë një ditë me parë, por ky veprim i ka shqetësuar familjarët e Pashkës, meqë pronari ishte pajtuar në vitin 2004 që guri të vendosej në parcelen e tij.

Liridon Marku, nipi i Pashkë Markut ka thënë se “Ai guri aty është vendosur në vitin 2004 një vit pas vetëflijimit të Nnanës Pashkë, është vendosur në dakordim të plotë me pronarin e tokës, dhe atë guri e ka sjellë një kushëri i nanës Pashkë nga Strellci, është pyet pronari i tokës ka thënë po, ne kemi dasht me ble atë tokë ka thënë se nuk vjen në shprehje, se ka thënë se është më e pakta që mund të bëjë”.

Marku thotë se arsyet e largimit të gurit, janë se pronari i parcelës ka menduar se ata do ndërtojë nje kishe.

Marku ka thënë se “Në tre vitet e fundit ai ka kërkuar ta largojë atë guri oprej aty, me arsyetimin se ju po dëshironi të bëni Kishë këtu, na prejse është vendosur ai guri në 2004, asnjë shkronjë nuk është vendos”.

Ekipi televizionit Dukagjini ka provuar të marr një qëndrim nga pronari i parcelës, por familjarë të tij kanë thënë se nuk duan të flasin për këtë cështje me arsyetimin se është cështje e brendshme.

Për këtë gur që ishte vendosur si simbol i historisë së Nënës Pashkë, institucionet lokale e qendrore nuk e trajtuan asnjëherë.

Reagimi i tyre erdhi vetem pas reagimeve të shumta në rrjete sociale, për largimin e gurit.

Madje për këtë ministria e Kukturës ka kërkuar nga organet kompetente që të vendoset masa e sigurisë deri në hartimin e raportit për këtë.

“Përkundër që ky memorial nuk është në mbrojtje dhe nuk është nën menaxhim të Agjencionit të Memorialeve të Kosovës, Ministria e Kulturës në momentin e pranimit të informatës për largimin e tij, duke ditur rëndësinë dhe ndjeshmërinë që ka kjo ngjarje, ka dërguar në teren ekipin e  agjencionit të memorialeve për të verifikuar gjendjen dhe shumë shpejt ata do të dalin me një raport. Instituti i Monumenteve të Kosovës, QRTK Gjakova dhe Agjencioni i Memorialeve do të bëjnë një vlerësim të ngjarjes dhe në përputhje me vlerat e trashëgimisë kulturore të ndërrmerren sa më parë hapat e mëtutjeshëm”, ka thënë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Por në vend të një guri, sipas Shkëndije Hodës, nga shoqata e krimeve të luftës Gjakova 98\99, institucionet përgjegjëse duhet të vendosin një lapidar.

Rasti i gurit përkujtimor i larguar nga prona private, nuk duhet të mirret si çështje fetare, thjesht për këtë problem institucionet duhet të kujdesen që përgjithmonë vlerat e luftës ta kenë vendin e vetë, ku e meritojnë. Mbi të gjithë Nënës Pashkë që djemt ja dogji Serbia, po ashtu u dogj vetë në fund, nga dhembja e madhe që kishte, duhet ta ketë lapidarin në Korenic, që kjo heroin e sakrificës të mos harrohet kurrë, e të përcjellët në shumë breza. Prandaj si Shoqatë e Krimeve të Luftës Gjakova 98’99, kërkojmë nga Komuna dhe Qeveria që përjetësishtë kujtimet ndaj kësaj nëne dhe fëmijëve të saj, të mos mbetet vetë në gurë, por të kthehet në lapidar kujtese”, ka thënë Shkëndije Hode nga “Shoqata e Krimeve të Luftës Gjakova 98/99”.

Në mesin e mbi 300 të vrarëve në masakrën e Mejës në Gjakove, ishin edhe dy djemtë e nënës Pashkë, por që trupat e tyre u gjetën në vitin 2003. Ata u varrosën në kompleksin memorial të Mejës, 3 ditë para se Nëna e tyre të digjte vetën në një lokacion pak metra nga varret e të bijëve.

Rasti i së enjtes, që u bë publik fillimisht nga shkrimtari Ag Apolloni, i cili në një prej librave të tij të fundit ka shkruar për rastin e nënës Pashkë, ka nxitur reagime të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat