Analisti del me përshkrim interesant profesionesh: Ja çka do t’i shkonte Ramës, Mustafës e të tjerëve

Aktuale

Analisti del me përshkrim interesant profesionesh: Ja çka do t’i shkonte Ramës, Mustafës e të tjerëve

Nga: N.E Më: 10 gusht 2023 Në ora: 08:49
Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku

Mbajtja e zgjedhjeve të reja ka filluar të kërkohet gati çdo ditë nga opozita.

Liderët e partive PDK e LDK, thonë se zgjedhjet janë zgjidhje dhe sipas tyre, partitë që kryesojnë do të dalin më mirë me rezultate.

Gjersa, zgjedhjet kërkohen nga opozita analisti politik ka bërë një përshkrim “interesant”  e ironik se cili profesion do t’i shkonte disa prej politikanëve opozitarë, por edhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Lirim Gashim analist politik, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se Ramës më shumë i përshtatet profesioni i “klaunit të cirkut”.

Ai përmend edhe “profesionet” që do t’i shkonin Abdixhikut, Krasniqit, Mustafës, Hotit e Çitakut.

“Edi Ramës i përshtatet më së miri profesioni i klaunit të cirkut, Lumir Lumlucit profesioni i budallait të oborrit mbretëror, Memli Memlucit profesioni i shoferit të autobusit, Isa Mustafes profesioni i zëvendësit të lugatit, Avdullah Kotit profesioni i rojës së vreshtave të Haravecit, ndërsa Vlora Çitakut profesioni i kultivueses së kastravecit”, ka shkruar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat