Pacolli kritikon Kurtin: Dhemb, por kështu është realiteti fatkeqësisht!

Aktuale

Pacolli kritikon Kurtin: Dhemb, por kështu është realiteti fatkeqësisht!

Nga: M.L. Më: 11 gusht 2023 Në ora: 12:41
Behgjet Pacolli

Ish ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ka lëshuar një varg kritikash ndaj qeverisë Kurti II në lidhje me situatën e krijuar në veri të vendit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook Pacolli tha se qytetarët e Kosovës po i paguajnë çdo ditë vendimet e “gabuara të kësaj qeverie.

Në këtë drejtim ai numëroi veprimet dhe vendimet e Qeverisë, të cilat sipas sollën vendin në këtë situatë.

Postimi i plotë:

"Më vjen shumë keq kur shoh se si Kosova dhe qytetarët e saj po paguajnë çdo ditë për vendimet e "gabuara" të kësaj qeverie.

Mjafton të analizoni çdo vendim, nga "reciprociteti për targa" e me tutje, dhe do të kuptoni se çfarë ka humbur dhe çfarë ka fituar Kosova.

-Me reciprocitetin për targat...u legalizuan targat ilegale

*Me dërgimin e policisë speciale....u dasht t'i tërhiqnim ata, madje u kushtëzuam me largimin e kriminelëve dhe barrikadave nga rruga.

*Me aplikimin e gjobave për targa, serbët tërhiqen nga institucionet dhe kthimin e tyre e kushtëzojnë me themelimin e Asociacionit.

*Pa asnje nevojë, organizojmë zgjedhjet,....tani ne vetë i anulojmë ato dhe sipas dëshirës së disubidientëve serb, organizojmë zgjedhje të reja. (Sa zhgënjim, sa mundim, sa shpenzime??)

*Ndalojmë mallrat nga Serbia...tani ne vetë po tërhiqemi.

Në janar të këtij viti, kam lexuar në një portal ndërkombëtar ku shkruhej: "Serbia nuk ka nevojë të bëjë asgjë në Kosovë, çka i duhet asaj e bënë zotni Kurti".

Mos të flasim për deklaratat kontradiktore të vartësve të Kryeministrit pas çdo takimi me serbët ose në kontekst me ta."

Kho dhemb, por kështu është realiteti fatkeqësisht!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat