Edhe pak ditë për të përfituar subvencionim për shtëpi

Aktuale

Edhe pak ditë për të përfituar subvencionim për shtëpi

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka njoftuar se buxheti prej 10 milionë euro, i destinuar për projektin “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit", tashmë është drejt përfundimit.

Me këtë rast, fondi ka lutur të gjithë të interesuarit për të përfituar nga subvencionimi prej 45% (5% bonus për shtëpitë që janë pronë e gruas ose bashkëpronësi e çiftit) duke mos kaluar kufirin maksimal 5500 euro, të shfrytëzojnë edhe pak ditë të mbetura deri në përmbyllje.

“Ju rikujtojmë se aplikacionet kanë filluar të shqyrtohen sipas radhës të arritjes së tyre dhe tashmë janë dorëzuar edhe letrat e para të para-aprovimit. Të gjithë ata që pranojnë këtë dokument, duhet të ndjekin edhe më tutje rregullat e parapara në thirrjen publike (Thirrja Publike) deri në përfundim të procesit kur edhe marrin paratë. Ky projekt mbështetet nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit IPA - Pako për Mbështetjen e Energjisë, i aranzhuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe i zbatuar nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë”, thuhet në njoftim.

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ditë më parë ka shpallur thirrjen publike për zbatimin e projektit emergje“Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit” me qëllim të përmirësimit të kursimit të energjisë dhe rritjes së mirëqenies në shtëpitë individuale.

Ky projekt mbështetet nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit IPA - Pako për Mbështetjen e Energjisë, i aranzhuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe i zbatuar nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Masat e Efiçiencës së Energjisë përfshijnë termoizolimin e mureve të jashtme; termoizolimin e kulmit; dhe ndërrimin e dritareve dhe dyerve të jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat