Haziri: Jemi në finalizim të politikave nga “rruga e re”, shpalosen në Konventën Zgjedhore

Aktuale

Haziri: Jemi në finalizim të politikave nga “rruga e re”, shpalosen në Konventën Zgjedhore

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 00:29
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se kjo parti është në finalizim të politikave që kanë dalë nga takimet e asaj që po quhet “rruga e re” për dhënie të përgjigjeve për të gjitha problemet që ka vendi.

Haziri tha se këto politika do të shpalosen në Konventën Zgjedhore të partisë në fund të këtij muaji apo në fillim të muajit të ardhshëm.

“Rruga e re do të thotë se do të ofrojmë përgjigje sektoriale për të gjitha problemet që ka në vend. Në dialog e mbështesim Qeverinë se e ka obligim kushtetues, nuk i bëjmë opozitë, vetëm kur e ka keq siç është marrëveshja e Ohrit, që është ma e keqja që e ka bërë një Qeveri. Në Konventë, Kuvendin Zgjedhor që e ka LDK në fund të këtij muaji apo fillim të muajit të ardhshëm që do të definohet shumë shpejtë, do t’i shpalosim këto përgjigje në probleme sektoriale”, ka thënë Haziri.

Ai tha se do të ketë edhe figura të reja në parti pas procesit zgjedhor, por që refuzoi të shpalos ndonjë.

Sipas tij fokusi nuk duhet të jetë në emra të përveçëm, por të programi i LDK-së dhe zgjidhjet që ofron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat