​Mbi 820 të vdekur nga tërmeti në Marko, Osmani u shpreh ngushëllime familje të këtij shteti

Aktuale

​Mbi 820 të vdekur nga tërmeti në Marko, Osmani u shpreh ngushëllime familje të këtij shteti

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 14:09
Tërmet

Më shumë se 820 persona kanë humbur jetën nga tërmeti që ndodhi sot në Markoko. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar forcë, rimëkëmbje dhe shërim të gjithë të prekurve nga ky tërmet shkatërrues.

Osmani nëpërmjet një postimi në X, i ka shprehur ngushëllime të përzemërta familjeve që humbën të dashurit e tyre sot.

“Populli i Kosovës solidarizohet me popullin e Marokut në këtë kohë tragjike”, ka shkruar ajo.

Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar popullin maroken pas tërmetit shkatrrues nga i cili humbën jetën qindra njerëz.

Haradinaj ka thënë se populli i Kosovën bashkëndjen me familjet marokene që humbën të afërmit e tyre.

"I pikëlluar pas tërmetit shkatërrues i cili mori shumë jetë njerëzish në Maroko. Kosova dhe populli i saj bashkëndjen me popullin dhe familjet marokene të cilat pësuan nga ky tërmet.

Lutemi që numri i viktimave të mbetet me kaq, ndërsa të lënduarve ju urojmë shërim të shpejt!", është shprehur Haradinaj.

Ndërkohë, BBC raporton se nga ky termet kanë mbetur të vdekur më shumë se 820 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat