Vuçiq tregon cila do të jetë “temë kryesore” në Bruksel

Aktuale

Vuçiq tregon cila do të jetë “temë kryesore” në Bruksel

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 15:20
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se të enjten, në vazhdimin e dialogut në Bruksel, një nga “temat kryesore” do të jetë siguria e serbëve në Kosovë.

Vuçiq ka thënë këtë duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse ai do të insistojë në çështjen e “kërcënimit të sigurisë së serbëve të Kosovës”, duke qenë se “dje ka ndodhur një sulm dhe rrahje e një të riu serb nga Graçanica, si dhe është djegur shtëpia e të kthyerve në komunën e Vushtrrisë”.

Vuçiqi ka thënë se për këtë tashmë ka biseduar me të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

“Gjithçka që mund të them për këtë është se tashmë kam biseduar me Lajçakun dhe e kam vënë në dukje “këtë problem”. Kjo do të jetë tema kryesore të enjten”, ka thënë Vuçiq.

“Tre shqiptarë” të panjohur e kanë rrahur Strahinja Petroviqin nga Graçanica të dielën në mbrëmje, rrugës për në fshatin Dobrotin, jo larg Lipjanit dhe për rastin është raportuar në, siç pretendon portali serb “kosovonline”, “të ashtuquajturën Polici të Kosovës”.

“Presioni mbi të kthyerit vazhdon”, pretendohet në tekstin e këtij portali, “kështu që shtëpia familjes Janaçkoviq në Fshatin e Ri Magjunaj, afër Vushtrrisë, është djegur për të tretën herë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat