Kusari-Lila: Raportet me vendet e Ballkanit nuk janë katastrofale

Aktuale

Kusari-Lila: Raportet me vendet e Ballkanit nuk janë katastrofale

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 00:49
Mimoza Kusari-Lila

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar në LVV, deklaroi se raportet me vendet e Ballkanit nuk janë katastrofale.

Sipas saj, bashkëpunimi dhe lëvizja e qytetarëve në Shqipëri nuk është ndaluar dhe vazhdon.

“Nuk i kisha kategorizu raportet si katastrofale me asnjërën prej tyre. Me Shqipërinë mund të kemi nuanca në kuptimin e asaj se si e sheh Qeveria e Kosovës karshi Qeverisë së Shqipërisë, zgjidhjen për këto çështjet të cilat ne i diskutuam deri më tani, por marrëveshje bashkëpunimi ka vazhdu, me Shqipërinë është tërësisht e veçantë, ndoshta në Europë një komb i ndarë në dy shtete bashkëpunimin dhe lëvizjen dinamike nuk e ka të lidhur me ngjarje politike të momentit. Atje janë ndërru ka qenë PD, vjen PS, por qytetarët, lëvizja e bashkëpunimi asnjëherë nuk është ndalë”, tha ajo.

Mimoza Kusari-Lila, pohoi se kryeministrat në të kaluarën janë përqafuar edhe kur kanë pasur probleme të natyrave të ndryshme.

“Ne telashe të natyrave të ndryshme edhe në momentet kur jemi përqafu kemi pas. Me më interes është zbatimi i atyre marrëveshjeve që po vazhdon e nuk është ndalë asnjëherë. Do donim që Shqipëria të ishte më shumë krah Kosovës në këtë situatë, në këto rrethana, është politikë e kryeministrit Rama, ata vendosin”.

Ajo tha se nuk sheh problem “me qeverinë e Malit të Zi, me Maqedoninë e Veriut apo me vendet tjera”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat