Mushkolaj: Dikur e kishim SHBA-në, sot nuk kemi ku të ankohemi për dialogun në Bruksel

Aktuale

Mushkolaj: Dikur e kishim SHBA-në, sot nuk kemi ku të ankohemi për dialogun në Bruksel

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 22:44
Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj, në Debat Plus ka vlerësuar se në anë e Kosovës nuk kanë mbetur as Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sipas tij e gjithë kjo është si pasojë e veprimeve të Qeverisë Kurti 2.

“Zoti Kurti absolutisht e ka pasur të qartë se zyrtarët e BE-së e SHBA-së kanë deklaruar se së pari duhet të themelohet Asociacioni pastaj vijnë të tjerat”, tha ai.

“Gjatë viteve të kaluara, pavarësisht paragjykimeve ndaj ndërmjetësit që ka qenë Bashkimi Evropian nëse ka qenë i njëanshëm apo jo, kanë qenë Shtetet e Bashkuara ata që e kanë mbajtur baraspeshën, pra kemi pasur një adresë ku të ankohemi”, ka deklaruar Mushkolaj.

“Kësaj radhe për fat të keq nuk po shoh adresë kujt me ju ankua, pasi SHBA e BE janë në një linjë me dialogun. Pra qëndrimi i Serbisë dihet, nga sot edhe qëndrimi i Bashkimit Evropian dihet por edhe i SHBA-së dihet pasi Escobar ka deklaruar se në fillim Asociacioni pastaj zbatimi i marrëveshjes”, ka deklaruar Mushkolaj.

Mushkolaj thotë se është temë për debat se si erdhi puna që edhe në Amerikë të mos kemi asnjë derë të hapur.

Analisti thotë se Kurti rrezikshmërinë e Asociacionit është dashur ta dijë qysh nga marrëveshja e Ohrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat