Rasti “Subvencionet 3”, të akuzuarit dënohen me 28 muaj burgim dhe tre mijë euro gjobë

Aktuale

Rasti “Subvencionet 3”, të akuzuarit dënohen me 28 muaj burgim dhe tre mijë euro gjobë

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 10:47
Ilustrim

Gjykata Themelore e Prishtinës, i ka dënuar më 28 muaj burgim dhe 3 mijë euro gjobë akuzuarit Halit Avdijaj, Bejtush Gashi, Arbër Avdijaj dhe Sadush Kabashi, në rastin “Subvencionet 3”.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarve të lartcekur u shpall të hënën nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Valbona Musliu-Selimaj.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Halit Avdijaj për veprën penale “Dhënie ryshfeti” dënohet me 6 muaj burgim, i cili dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 3 dhjetor 2021 deri më 3 maj 2022.

Bejtush Gashi për veprën penale “Ndihmë në marrje ryshfeti” i shqiptohet dënim, burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe dënim me gjobë 1 mijë euro, të cilin dënim do ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Sipas gjykatës, në rast se i njëjti nuk ka mundësi ta paguaj dënimin e gjobë i njëjti mund të zëvendësohet me dënim me burgim duke ia llogaritur 20 euro për një ditë burgim

Po ashtu nëse i akuzuari pajtohet edhe dënimi me burgim prej 6 muajsh mund t’i xavendsohet me dënim me gjobë

Arbër Avdijaj për veprën penale të kryer në vazhdim dhënie ryshfeti, dënohet me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajsh dhe dënim me gjobë prej 1 mijë euro, ndërsa për veprën penale të kryer në vazhdim mashtrim me subvencione, dënohet me burgim në kohëzgjatje 6 muaj. Të njëjtit i shqiptohet dënim unikë prej 10 muaj burgim dhe dënim me gjobë prej 1 mijë euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Po ashtu të akuzuarit Avdijaj i përcaktohet dënimin plotësues, ashtu që i njëjti obligohet të bëjë kompensimin e dëmit buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë 63 mijë e 198 euro.

Gjykata me rastin e caktimit të llojit dhe lartësisë së dënimit mori parasysh rrethanat lehtësuese dhe rënduese, ku në rastin konkret të akuzuarit ishin bashkëpunues, korrekt me gjykatën dhe prokurorinë.

Të akuzuarit obligohen të akuzuarit që në emër të paushallit gjyqësor të paguajnë shumën prej 100 euro secili veç e veç si dhe shpenzimet në emër të fondit për kompensimin e viktimave 100 euro secili veç e veç.

Procedura penale ndaj katër të akuzuarve është veçuar në seancën e 6 shtatorit 2023, pasi të njëjtit e kishin pranuar fajësinë për veprat penale që iu vihen në barrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat