Daut Haradinaj: Kur Ramushi e priti Radojiçiqin ai s’ka pasur akuzë, s’e vajtoi Ivanoviqin si Kurti

Aktuale

Daut Haradinaj: Kur Ramushi e priti Radojiçiqin ai s’ka pasur akuzë, s’e vajtoi Ivanoviqin si Kurti

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 21:34
Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, tha se në kohën kur Radojiçiqi është prituar nga Ramush Haradinaj, nuk ka pasur akuzë e as s’ka qenë në listë të zezë të SHBA-së.

Daut Haradinaj deklaroi në “Pressing”  se për të Oliver Ivanoviq është kriminel i luftës.

“Dallimin duhet me bo se Radojiçiq nuk ka qenë i akuzuar, as në listë të zezë. Unë nuk qes lot krokodili për Oliver Ivanoviqin, ai ka qenë një kriminel lufte që i ka vra shqiptarët në Mitrovicë, gra, fëmijë e pleq. Dhe unë nuk shkoj si Albin Kurti me vajtu për të, me thanë ai ka qenë lideri historik e ka kqyr me zhvillu Kosovën”, tha ai në Pressing.

“Radojiçiq në momentin që i është ngrituar aktakuza, ai për mua është një njeri i akuzuar. Ai ka qenë nënkryetar i Listës Sërbe, që Kurti e ka pas në koalicion. Bile e kemi dëgju shefen e Grupit kur s’len gjë të zezë pa folë, kur shkëmbejnë me Radojicicin, edhe mas kohës kur ai është i akuzuar dhe në listën e zezë. Pra ka dallim shumë të madh”, u shpreh ai.

Tutje, Haradinaj tha se në të ardhmen do të dalin shumë skandale të Qeverisë Kurti.

“Janë disa klane brenda VV-së që e kanë kap pushtetin, ka incizime të panumërta që po sillen nëpër duar të njerëzve, tanat kanë me dalë. Po e incizojnë njëri-tjetrin, për afëra korruptive, afera të drogave”, tha ai.

“Moral politik e kombëtar nuk është mirë me shitë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat