Kryediplomatja e Holandës: Tejet e shqetësuar për zhvillimet në veri të Kosovës

Aktuale

Kryediplomatja e Holandës: Tejet e shqetësuar për zhvillimet në veri të Kosovës

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 17:49
Ministrja e Jashtme e Holandës, Hanke Bruins Slot

Ministrja e Jashtme e Holandës, Hanke Bruins Slot, ka reaguar pas ngjarjeve të sotme në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe tre të tjerë janë të lënduar.

Ajo tha se është “tejet e shqetësuar”, derisa ka shpërndarë deklaratën e kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell.

“Tejet e shqetësuar për zhvillimet në veri të Kosovës. BE-ja dhe shtetet e saj anëtare kërkojnë vazhdimisht të gjithë aktorët të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën”, ka shkruar ajo.

BE ka kërkuar të mbahen përgjegjës autorët e këtij sulmi ndaj Policisë së Kosovës.“BE-ja dënon në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e tmerrshëm kundër policëve të Kosovës në Banjska/Banjskë në veri të Kosovës. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat