Lista Serbe shpall tri ditë zie për terroristët serbë të vrarë në veri

Aktuale

Lista Serbe shpall tri ditë zie për terroristët serbë të vrarë në veri

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Lista Serbe ka deklaruar tri ditë zie për vdekjen e tre terroristëve serbë të cilët u vranë në Banjskë pasi sulmuan Policinë e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Lista Serbe e ka quajtur ngjarjen tragjike.

Sipas njoftimit, “në mjediset serbe në territorin e Kosovës do të anulohen të gjitha ngjarjet argëtuese të organizuara nga organet dhe institucionet e vetëqeverisjes lokale dhe flamujt e Republikës së Serbisë në të gjitha institucionet do të ulen në gjysmështizë”.

“Në emër të Listës Serbe dhe popullit serb nga Kosova.M, i shprehim ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”, ka thënë LS-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat