Osmani: E mirëpresim shtimin e trupave të NATO-s

Aktuale

Osmani: E mirëpresim shtimin e trupave të NATO-s

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 19:47
Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova e mirëpret vendimin që Britania e Madhe të rris trupa shtesë të NATO-s pas zhvillime në veri.

E para e shtetit, në një intervistë për “Channel 4”, tha se prapa sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit qëndron Serbia.

“Ne jo vetëm që po hamendësojmë por e dimë nga të gjitha evidencat që e lidhin këtë grup terrorist me Serbinë, përfshirë faktin që ata janë trajnuar për disa muaj me ushtrinë e Serbisë”.

“E dyta, armët që ata kanë përdorur janë prodhuar nga industria ushtarake e Serbisë, të cilat nuk mund të shiten te individë që nuk janë pjesë e shtetit serb, ku disa prej tyre janë prodhuar në gjashtë javët e fundit”, tha Osmani.

Dhe, sipas Osmanit, njeriu i cili e ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist, Milan Radojiçiq, është njëri nga njerëzit e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili sipas Osmanit, e dha urdhrin për sulmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat