“Skenari i terroristëve”, dokumentari që sjell pamje të bazave të paramilitarëve serbë në Veri

Aktuale

“Skenari i terroristëve”, dokumentari që sjell pamje të bazave të paramilitarëve serbë në Veri

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Historia përsëritet në Ballkanin e konsideruar si fuçia e barutit. Protagonistë janë të njëjtët shkaktarë gjenocidi dhe fryrës të konfliktit. Përballë tyre, të njëjtët viktima.

Kështu nis përshkrimi i dokumentarit të Top Channel rreth krejt asaj që ndodhi në 24 shtatorin e këtij viti në Banjskë të veriut të Kosovës.

“Inside Story” e vizitoi fshatin Banjskë më datë 29 shtator, disa ditë pasi ai qëndroi i mbyllur për mbledhje provash dhe çështje sigurie.

Fshati ndodhet vetëm 20 km larg Mitrovicës dhe vetëm 3 km nga miniera e Trepçës, e konsideruar një minierë ari që dikur përbënte 60% të të gjithë prodhimit bruto të Kosovës.Forcat speciale dhe antitanket të vendosura në disa pika përgjatë kësaj rruge të shkurtër, dëshmojnë për një qetësi të rreme.

Ndonëse situata është nën monitorim, kontrollet janë ushtruar vetëm në banesat e braktisura, për të shmangur çdo lloj incidenti mes banorëve dhe policisë.

Serbia shpenzon një buxhet të frikshëm për Ministrinë e Mbrojtjes.

Në mjaft raste Beogradi zyrtar është kujdesur të japë mesazhe force duke ekspozuar flotën e armatimeve që blen çdo vit. Më konkretisht në vitin 2021 buxheti i Serbisë për ministrinë e Mbrojtjes ishte rreth 1.2 mld dollarë, me një diferencë të madhe nga vendet e tjera të rajonit. Në po të njëjtin vit Kosova investoi vetëm 79 mln dollarë.

Brishtësia e situatës dhe hijet e konfliktit që mund të rindizet nga momenti në moment gjenden kudo. Tregues është edhe ngritja e një poligoni qitjejeje, vetëm pak metra para hyrjes në fshatin Banjskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat