Përplasje mes Bashës dhe Mehmetajt: Ti je shpifës, nuk ke nivel të flasësh me mua

Aktuale

Përplasje mes Bashës dhe Mehmetajt: Ti je shpifës, nuk ke nivel të flasësh me mua

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 21:26
Basha, Mehmetaj

Deputeti i VV-së, Dimal Basha në një lidhje direkte në “Debat Plus”, i ka thënë analistit Lirim Mehmetaj se është shpifës.

Ky koment nga Basha vjen pasi Mehmetaj tha se Basha është “komplet fashist”.

“Ti je shpifës që e bën në baza ditore dhe që paguhesh për atë punë”, ka thënë Basha, duke shtuar se nuk do të flasë në studio me Mehmetajn sepse sipas tij, ai nuk ka nivel të flasë me të.

“Nuk ta jap atë mundësi ty”, i ka thënë Basha Mehmetajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat