Hoti: Lidershipi duhet të jetë i kujdesshëm në kushtëzime lidhur me dialogun

Aktuale

Hoti: Lidershipi duhet të jetë i kujdesshëm në kushtëzime lidhur me dialogun

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 11:17
Avdullah Hoti

Ish-kryeministri, tash deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se, tani është një moment i ri në proces të dialogut për normalizimit të marrëdhënieve me fqinjin tonë agresor.

Hoti në një postim në Facebook, ka thënë se në koordinim me aleatët, lidershipi i Kosovës duhet të shfrytëzojë këtë moment për të rivendosur bashkëpunimin e cenuar me aleatët dhe për avancim të integrimit euro-atlantik, e jo për politikë të brendshme siç po vepron tani.

“Lidershipi i Kosovës duhet të jetë i kujdesshëm në deklarime dhe kushtëzime lidhur me dialogun. Dialogu jonë është para se gjithash me Brukselin e Uashingtonin. Përmes tyre qendrave kalon rruga e Kosovës për BE dhe NATO.

Rrugë tjetër nuk ka. Kushtëzimet na izolojnë. Shpresoj që kësaj radhe lidershipi i Kosovës ka zënë mend për rëndësinë e respektimit të këshillave të aleatëve, të cilët në çdo moment po e garantojnë kushtetutshmërinë dhe integritetin territorial e sovranitetin e shtetit të Kosovës”, shkruan Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat