Osmani pret një delegacion nga Oda e Ankarasë dhe Komiteti Kosovar i Fondacionit Ballkanik

Aktuale

Osmani pret një delegacion nga Oda e Ankarasë dhe Komiteti Kosovar i Fondacionit Ballkanik

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 19:51
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim përfaqësues të Odës Tregtare të Ankarasë, të udhëhequr nga Gürsel Baran, si dhe Komitetit Kosovar të Fondacionit Ballkanik, të shoqëruar nga kryetari dhe nënkryetari i Grupit të miqësisë Kosovë-Turqi, deputetët Enis Kervan dhe Visar Korenica.

Sipas komunikatës së dërguar nga Zyra e Presidenvës, në takim u diskutua për potencialin e rritjes së shkëmbimit tregtar si dhe investimeve të ndërsjella në mes të Kosovës dhe Turqisë, duke kontribuar kështu në forcim të mëtejmë të raporteve në mes të dy shteteve.

“Në bashkëbisedim me kryetarin e Odës Tregtare të Ankarasë, Baran, Presidentja Osmani shprehu përkushtimin e Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Turqinë në fusha të ndryshme, përfshirë në industrinë ushqimore, turizëm, energji dhe mbrojtje.

Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka vlerësuar investimet në rritje nga Turqia, si dhe ka shprehur nevojën e bashkëpunimit të shtuar në mes të odave tregtare në të dyja vendet tona”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat