Çun Lajçi “shpërthen” ndaj Ramës – tregon porosinë që i dërgoi Beogradit gjatë takimit me Macron!

Aktuale

Çun Lajçi “shpërthen” ndaj Ramës – tregon porosinë që i dërgoi Beogradit gjatë takimit me Macron!

Nga: M.H. Më: 18 tetor 2023 Në ora: 12:19
Çun Lajçi

Aktori shqiptar Çun Lajçi i ka reaguar ashpër kryeministrit Rama.

Ai filloi me një lavdatë që aktorit i kishte dhënë Adem Demaçi por që i zgjati vetëm 5 sekonda, duke vazhduar të tregoj arsyen.

Më tej, aktori i thotë Ramës për deklaratën e tij rreth Kosovës ishte porosia që ia dërgove Beogradit dhe pse ishte kulmi i burrnisë sate.

Postimi i plotë

Edvin

Njiherë Adem Demaçi m'pati lavdërua si aktor t'madh, por lavdi zgjati vetëm 5 sekonda, se pëlciti si zorra n'prush; - kur don mu ba burr i madh e me ia thanë n'sy t'vërtetën shqiptarit?

Ja që po bahem burr e po ta them; - ajo meselja me Klintonin, "ja ku ishte Palestina dje dhe ja ku asht sot", që ia the Albinit n'sytë e Makronit, ishte; - Ja ku ishte Kosova dje dhe ja ku asht sot; - shkrum! E pushtueme nga Serbia!

Kjo e kishte ket porosi dhe ket porosi e çove n'Beograd!

Ky ishte kulmi i burrnisë sate!

E paç për nder!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat