Paçarizi: Pas sulmit të 24 shtatorit Kurti ka mbledhur mend

Aktuale

Paçarizi: Pas sulmit të 24 shtatorit Kurti ka mbledhur mend

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 23:37
Analisti politik, Rrahman Paçarizi

Analisti politik, Rrahman Paçarizi foli për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku tha që pas ngjarjes së 24 shkurtit në Banjskë, Kurti ka mbledhur mend dhe një periudhë e re koordinimi dhe bashkëpunimi ka nisur.

“Imagjinojeni një situatë në Kosovë dhe këtë duhet ta kemi ne parasysh jo për të bërë lëshime sigurisht, po për ta shfrytëzuar këtë momentum që është krijuar nga rreziku të cilit i jemi nënshtruar më 24 shtator, unë mendoj që Qeveria e Kosovës, përkatësisht kryeministri Kurti ka mbledh mend dhe ka nisë një periudhë të re të bashkëpunimit dhe të koordinimit”, u shpreh Paçarizi në Rubikon.

Ai për Kurtin tha se është treguar i matur dhe i kursyer në deklarimet e tij publike pas rastit të 24 shtatorit.

“Unë mendoj që veprimet e zotit Kurti qojnë te kjo mënyrë e arsyetimit, kam qejf me besu se Kosova është e koordinuar për bashkësinë ndërkombëtare por këtu ka shumë indikacione në këtë kuptim, zoti Kurti ka qenë jashtëzakonisht i matur që nga 24 shtatori në të gjitha deklarimet e tij publike, ka qenë goxha i kursyer në deklarimet publike”, u deklarua Paçarizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat