​Musliu: A po furnizohet Serbia me dronë nga Irani?

Aktuale

​Musliu: A po furnizohet Serbia me dronë nga Irani?

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu ka ngritur dyshimet se Serbia po furnizohet me dronë nga Irani.

Në një postim në “X” Musliu ka shpërndarë një postim ku thuhet se një avion që lidhet me kompaninë “Pouya “Air”, e cila është e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike Iraniane, është parë mbi ajër në Turqi.

E sipas Flightradar24, destinacioni i këtij avioni duhet të jetë Beogradi.

Për këtë Musliu ka shkruar “a është vërtete Serbia duke blerë dronë nga Irani?”

Ndërsa X i shpërndarë nga Musliu thotë se “Avioni “Ilyushin Il-76TD” me numër regjistrimi Iranian EP-PUS, i lidhur me kompaninë "Pouya Air," e cila është e afiliuar me Gardën Revolucionare Islamike Iraniane (IRGC) dhe është e sanksionuar nga Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja të Departamentit të Thesarit të SHBA (OFAC), aktualisht ndodhet në ajër mbi Turqi.

Sipas Flightradar24, destinacioni duhet të jetë Beogradi në Serbi (informacion që vjen nga plani i saj i paraqitur i fluturimit?).

Shumë e rrallë ta shohim atë në Evropë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat