Grenell në Beograd: Serbia ka reduktuar trupat, Kurti e Osmani të caktojnë datën e zgjedhjeve dhe ta krijojnë Asociacionin

Aktuale

Grenell në Beograd: Serbia ka reduktuar trupat, Kurti e Osmani të caktojnë datën e zgjedhjeve dhe ta krijojnë Asociacionin

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 14:10
Ish-emisari presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell

Ish-emisari presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka njoftuar se sot në mëngjes është takuar në Beograd me ministrin serb të Mbrojtjes, Milos Vucevic.

Grenell ka thënë se “Serbia e mirëpret rritjen e trupave të NATO-së në Kosovë dhe sipas tij numri i frocave serbe përgjatë kufirit është ulur ndjeshëm”.

“Ky është lajm i madh”, ka shkruar Richard Grenell.

Ai tutje ka shtuar se është koha tani që kryeministri Ablin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani të caktojnë datën për zgjedhjet në veri dhe të krijojnë Asociacionin.

“Albin Kurti dhe Vjosa Osmani tani duhet të zgjedhin një datë për zgjedhjet në veri dhe të krijojnë Asociacionin e Komunave Serbe”, ka shkruar Grenell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat