Politikani opozitar serb: Propozimi evropian për Asociacionin, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

Aktuale

Politikani opozitar serb: Propozimi evropian për Asociacionin, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 15:11
Politikani opozitar serb, Boban Bogdanoviq

Politikani opozitar serb, Boban Bogdanoviq thotë se propozimi modern evropian për statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Sipas tij ky statut garanton zhvillimin e qëndrueshëm të serbëve në Kosovë.

“Propozimi modern evropian për statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është në përputhje me kushtetutën e Kosovës dhe si i tillë garanton zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit serb në Kosovës dhe mundëson mbështetje të plotë ekonomike nga Serbia për komunitetin tonë.

Është koha për paqe dhe zhvillim në veri”, ka shkruar Bogdanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat