Qytetarit iu vizatuan simbole serbe në shtëpi/ Gani Mehmetaj pyet: A ka kush iu del zot shqiptarëve në Vushtrri?

Aktuale

Qytetarit iu vizatuan simbole serbe në shtëpi/ Gani Mehmetaj pyet: A ka kush iu del zot shqiptarëve në Vushtrri?

Nga: M.L. Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 16:09
Sabit Musliu

Publicisti Gani Mehmetaj ka reaguar pasi në disa pjesë të shtëpisë së qytetarit nga Vushtrria, Sabit Musliu janë vizatuar disa shenja të stemës së Kishës Ortodokse Serbe.

Ky simbol me 4 C, është vizatuar edhe në kohë të luftrave në shtëpitë e shqiptarëve, e që do të thotë “vetëm bashkimi i shpëton serbët!”.

Musliu sipas nacionale po dyshon se këto vizatime në shtëpinë e tij erdhën pasi iu bashkua lëvizjes për braktisjen e fesë islame.

Për këtë arsye publicisti Mehmetaj po pyet se a ka kush iu del zot shqiptarëve në Vushtrri.

Kjo pasi sipas tij, në këtë qytet me rrethinë “minoritarët aziatikë-mercenarë, janë shumë agresivë, të lidhur me islamin radikalë”

Postimi i plotë:

A ka kush që u del zot shqiptarëve në Vushtrri?

Në Vushtrri e paskan sulmuar e kërcënuar një familje shqiptare që e braktisi islamin. Me dhunë e kërcënime duan ta mbajnë? Kush është prapa sulmuesve?

Në Vushtrri me rrethinë qe nga koha e turkut e të Serbisë minoritarët aziatikë-mercenarë, janë shumë agresivë, të lidhur me islamin radikalë.

A ka kush që u del zot shqiptarëve?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat