Krasniqi: Gjendja jonormale e Kosovës kërkon përgjigje serioze, të mos sillemi si Big Brother

Aktuale

Krasniqi: Gjendja jonormale e Kosovës kërkon përgjigje serioze, të mos sillemi si Big Brother

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 21:41
Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka komentuar gjendjen politike dhe shoqërore në vend.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka përmendur disa nga problemet më të cilat ërballen qytetarët e vendit.

Ai ka thënë se përkundër këyre problemeve publiku dhe mediat po kërkojnë pastime e storie argetuese.

Krasniqi gjithë këtë e ka vlerësuar si çoroditje,

“Zbrazja e Kosovës nga shqiptarët e saj, po vazhdon. Shërbimet shëndetësore janë gjithnjë e më të këqija. Uji në një pjesë të Prishtinës është tash sa javë i kontaminuar. Kosova është nën sanksionet e BE-së. Rreziku nga sulmet terroriste serbe mbetet potencial. Presioni për Asociacionin po shtohet. Etj. Publiku në fb e medie po kërkon postime e storie argëtuese. Jo informata, jo komente, jo analiza, jo mendim. Nuk arrij ta kuptoj këtë çoroditje. Gjendja jonormale kërkon përgjigje serioze për problemet e rreziqet. Jo të sillet e gjithë shoqëria si një Big Brother”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat