Paçarizi: Ja çka do të ndodhë pas Asociacionit

Aktuale

Paçarizi: Ja çka do të ndodhë pas Asociacionit

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 23:05
Analisti politik, Rrahman Paçarizi

Analisti politik, Rrahman Paçarizi ka thënë se me versionin e ri të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Serbia do të sigurojë ndikimin, praninë dhe fuqinë në Kosovë në mënyrë të vazhdueshme.

Paçarizi tha se nga persona që kanë pasur qasje në draft-statutin e Asociacionit, i është thënë se dokumenti është i rrezikshëm.

“Është ndërtuar me një gjuhë shumë të kujdesshme, është dokument ku është përdorur terminologji shumë finoke dhe ajo terminologji do të shërbejë si një karrem për t’u pranuar dhe me u prezantu si një dokument i pranueshëm para qytetarëve, bashkë me infrastrukturën propagandistike që përdoret sot nga diplomatët e kryeministri Kurti, duke thënë se ‘ne e kemi pranuar, po s’e kemi nënshkruar’”, tha Paçarizi në Rubikon në Klan Kosova.

Më tej, draft-statuti, sipas Paçarizit parasheh që Asociacionit të ketë bord i cili praktikisht, siç tha ai, është qeveri e cila do t’i ketë “katër resorë nëse nuk gaboj”.

“Ajo që do të ndodhë përtej kësaj, ka me ndodhë një ri-enklavizim i komunave me shumicë serbe në Kosovën qendrore”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat