Anëtarësimi në BE, kritikohet qeveria për mungesë konsultimi me shoqërinë civile

Aktuale

Anëtarësimi në BE, kritikohet qeveria për mungesë konsultimi me shoqërinë civile

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 13:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Lëvizja “Fol” ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të përmirësojë konsultimin dhe angazhimin e palëve të interesuara në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Përmes publikimit të raportit “Si mund të përmirësojë Kosova konsultimin dhe angazhimin e palëve të interesuara në procesin e negociatave për anëtarësim në BE?”, “Fol” e konsideron të domosdoshëm demokratizimin dhe zhvillimin e shoqërisë civile si parakusht për integrime evropiane.

Burbuqe Kastrati nga Lëvizja “Fol”, në konferencë për medie të martën tha se raporti thellohet në përvojat e vendeve të rajonit në lidhje me rolin e shoqërisë civile, sektorin privat/odat ekonomike, akademinë, dhe palëve të tjera të interesuara në proceset e negociatave për anëtarësim në BE.

Duke përmendur anëtarësimin e Sllovenisë në BE, ajo tha se një nga faktorët që dha një kontribut të rëndësishëm në suksesin e këtij shteti në procesin e integrimit evropian ishte sektori i gjallë i shoqërisë civile, i nxitur nga një kulturë e bashkëpunimit me institucionet publike.

Kastrati: Shoqëria civile mund të jap një kontribut thelbësor për demokratizim

Shoqëria civile mund të jap një kontribut thelbësor përmes avokimit, monitorimit, inovacionit dhe shërbimeve dhe aktiviteteve të tjera mbikëqyrëse në rajon... Zhvillimi i shoqërisë civile dhe demokratizimi është një ndër angazhimet kryesore të Kosovës në kuadër të MSA-së. Pas hyrjes në fuqi të MSA-së në vitin 2016, Qeveria e Kosovës ka miratuar rregulloren për funksionimin dhe përfaqësimin e institucioneve qeveritare në strukturat e MSA-së. Rregullorja thekson rëndësinë, konsultimin dhe shkëmbimin e informacionit me organizatat e shoqërisë civile dhe palët e tjera të interesuara në këtë proces”, tha ajo.

Megjithatë, Kastrati kritikoi ekzekutivin për qasjen e saj në raport me shoqërinë civile për mungesën e konsultimeve në raport me zbatimin e MSA-së.

Kastrati: Qeveria s’bën konsultime paraprake me shoqërinë civile

Qeveria e Kosovës tenton të organizojë mbledhje të strukturave të stabilizim-asocimit pa konsultime paraprake me shoqërinë civile dhe palët të tjera të interesuara. Kur organizohen konsultime me shoqërinë civile me aktorët të tjerë shpesh ato bëhen afër datave të takimeve dhe normalisht të lënë pak hapësirë për të ndryshuar agjendë dhe për të bërë kontribut nga ana e palëve të interesuara. Shqetësuese është mos përfshirja e akterëve të tjerë përveç organizatave të shoqërisë civile, duke pasur parasysh se MSA-ja është një marrëveshje ekonomike-tregtare. Sektori privat nuk është i përfshirë plotësisht në këtë strukturë”, shtoi Kastrati.

Duke paraqitur disa rekomandime, ajo tha se Qeveria e Kosovës duhet të përgatisë një raport vlerësimi për përfshirjen e shoqërisë civile dhe palëve të tjera të interesuara në punën e strukturave të stabilizim-asociimit. Po ashtu nënvizoi nevojën e prioritizimit të fushatave të ndërgjegjësimit publik që komunikojnë përfitimet, sfidat dhe implikimet e integrimit evropian, duke larguar keqkuptimet dhe duke nxitur mbështetjen.

Të domosdoshme e pa edhe nevojën e rritjes së konsultimeve me sektorin privat në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe të njohë rolin integral të sektorit privat, duke pasur parasysh fokusin ekonomik të Marrëveshjes së Stabilizim -Asociimit. Angazhimi i Odave të Ekonomisë dhe Tregtisë, së bashku me shoqatat specifike të sektorëve, në proceset e konsultimit dhe vendimmarrjes në lidhje me integrimin ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat