Lushtaku: Për inat ndaj Thaçit, Kurti e ndali këtë projekt në Drenicë

Aktuale

Lushtaku: Për inat ndaj Thaçit, Kurti e ndali këtë projekt në Drenicë

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 18:48
Sami Lushtaku

Sami Lushtaku, kryetar i PDK-së në Skenderaj, që vijon ta mbaj edhe pozitën e nënkryetarit të kësaj komune, deklaroi se një pjesë e qytetarëve të Kosovës fatkeqësisht ende kanë dëshirë ta shohin Drenicën në lloç.

Teksa po diskutohet për projektbuxhetin e vitit 2024, Lushtaku rikujtoi duke qenë i bindur se me urdhër direkt të kryeministrit Kurti, Drenicës i është ndalë projekti më strategjik i ujësjellësit.

Kjo nuk ka ndodhur, sipas tij, as në kohën e Serbisë.

Megjithatë, Lushtaku pohon se e ka një shpjegim pse ndodh kjo nga Kurti.

“Për inat të Hashim Thaçit, vetëm pse ai është nga këtu”, është i bindur nënkryetari i Skenderajt.

“Jam praktik, pragmatik, më së paku merrem me politikë, unë nuk jam politikan. Deri në dy të natës nuk e mbylli telefonin, merrem me halle të njerëzve. Ka shumë raste që iu kam ndihmu, por nuk kam qejf t’i përmendi. Iu kam ndihmu aq shumë njerëzve saqë nuk i mbaj në mend. Në Skenderaj është punuar shumë që nga paslufta, shumë, shumë. Në kohën e Serbisë, Drenica ka qenë e dënuar, nuk është bërë asgjë. Një pjesë e qytetarëve të Kosovës edhe sot ende kanë dëshirë me na pa në lloç. Me urdhër të kryeministrit Kurti na është ndalë projekti i ujit. As në kohën e Serbisë nuk na është ndalë uji e rryma. Qeveria Kurti për inat të Hashim Thaçit po na diskriminon. Njëjtë bëri edhe Serbia. Kurtoviq po diskriminon”, theksoi Sami Lushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat