Dita e pagëzimit të UÇK-së

Aktuale

Dita e pagëzimit të UÇK-së

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 07:34
Foto ilustrim

Para 29 vjetësh, më 17 nëntor 1994, Kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës, pas analizimit të situatës dhe kërkesave nga terreni, mori vendim për emërtimin e njësive të armatosura të udhëhequra nga LPK - Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Po atë ditë, u mor edhe vendimi për emërtimin e trupës komanduese më të lartë të saj - Shtabi Qendror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendimi për fillimin e lëshimit të komunikatave për opinion.

Komunikata e shkruar, po atë ditë, mban numër 11.

Kjo shifër kjo që paraqiste numrin e veprimeve ushtarake të deriatëhershme të njësive të saja të armatosura, shkruan Emrush Xhemajli, ish-sekretar i përgjithshëm i LPK-së nga viti 1987 deri 1998, në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat