Zjarri në IML, ky dyshohet të jetë shkaku që zyrat u bënë shkrumb e hi nga flakët

Aktuale

Zjarri në IML, ky dyshohet të jetë shkaku që zyrat u bënë shkrumb e hi nga flakët

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 21:48
Zjarri në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë

Mëngjesi i sotëm i gjeti në flakë dy nga zyrat e katit të dytë në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Kjo alarmoi zjarrfikësit dhe njësitë policore të cilët dolën menjëherë në vendin e ngjarjes për të lokalizuar dhe fikur zjarrin, si dhe për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Burimet e medias i kanë bërë me dije se sipas hetimeve fillestare, dyshohet se zjarri u shkaktua si pasojë e defekteve në instalim elektrik.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë sot se nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivit të IML-së dhe mostrave.

Nga Policia thanë se kanë nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore që çojnë në ndriçimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Kujtojmë se i njëjti objekt ishte përfshirë nga zjarri edhe në mars të këtij viti.

E gjithë kjo dyshohet se ka ndodhur si pasojë e dështimit të Ministrisë së Drejtësisë për lidhjen e kontratës për mirëmbajtjen e aparateve kundër zjarrit në këtë institucion.

Burimet e medias njoftuan se që rreth 2 vjet nuk është lidhur kontratë, përkundër që ishte formuar komisioni i hartimit të specifikave pas pranimit të vendimit të OSHP-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat