Vritet njëri nga grabitësit e plagoset një polic, këta janë të arrestuarit – Pamje nga aksioni i Policisë në Prishtinë

Aktuale

Vritet njëri nga grabitësit e plagoset një polic, këta janë të arrestuarit – Pamje nga aksioni i Policisë në Prishtinë

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 13:43 Përditësuar në ora: 15:38 më 30.11.2023
Pamje nga vendi i ngjarjes

NjSI gjen maska e revole gjatë bastisjes për kapjen e të dyshuarve për grabitjen në Suharekë

Media mëson se pjesë e operacionit për lokalizimin e të dyshuarve për grabitjen e argjendarisë në Suharekë është edhe Njësia Speciale Intervenuese (NjSI).

Deri më tani, gjatë bastisjes NjSI ka gjetur antiplumb, maska dhe revole.

Po ashtu, edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, është në vendin e ngjarjes.

Burimet e RTV Dukagjini bëjnë të ditur se gjatë një operacioni policor sot policia ka neutralizuar njërin nga të dyshuarit për grabitjen e armatosur në një argjendari në Suharekë, me ç’rast i njëjti ka mbetur i vrarë.

Personi që dyshohet se ka mbetur i vrarë është me inicialet D.G.

Po ashtu, dyshohet se gjatë aksionit është plagosur edhe një zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili është jashtë rrezikut për jetë.

Burimet brenda policisë konfirmojnë qe polici i plagosur është hetues.

Deshmitarët ne kushte anonimiteti kanë treguar se kanë dëgjuar të shtëna të shumta me por me sugjerimin e policisë kanë qëndruar në hapësira të sigurta.

Aksioni është zhvilluar rreth orës 12:00-12:30.

Ndryshe, më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.

Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.

Gjykata e Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim për dy të akuzuarit në lidhje me grabitjen e një argjendari në Suharekë.

Të dy të akuzuarit, Albin Beqiri dhe Fatmir Tahiri, akuzohen për ndihmë në kryerjen e grabitjes së armatosur. Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit gjatë një seance paraprake në Gjykatën e Prizrenit, ndërsa të akuzuarit janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

Policia dhe Prokuroria konfirmojnë 4 të arrestuar dhe 1 të vrarë pas aksionit të sotëm

Lidhur me rastin e grabitjes së armatosur të ndodhur me datën 22.11.2023 në Suharekë, ku të dyshuarit gjatë grabitjes kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë, Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren,  thotë se sot ka vazhduar hetimet intensive, me qëllim të zbardhjes së rastit dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar.

“Si rezultat i hetimeve të pandërprera fillimisht ishin arrestuar tre persona të dyshuar për ndihmë në kryerje të veprës penale të grabitjes, përderisa hetimet drejt identifikimit dhe ndriçimit të rastit kanë vazhduar deri më sot, kur edhe është realizuar operacioni policor. Pas hetimeve intensive dhe mbledhjes së dëshmive, sot në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Carralevë është realizuar operacioni policor i cili ka përfshirë kontrollin në shtatë lokacione të ndryshme, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.

Gjatë zhvillimit të operacionit policor, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre, me ç’rast është plagosur një zyrtar policor. Zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar. Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër ende gjendet në kërkim policor”, thuhet në njoftim.

Theksohet se zyrtarit policor i është ofruar ndihma mjekësore në SHSKUK, ku sipas informatave të para nga mjekët kompetentë i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

“Vlen të potencohet se personat e dyshuar kanë të kaluar kriminale me dyshimet e bazuara për përfshirje në vepra penale si: vrasje, grabitje, vjedhje e rëndë, sulm, kanosje, lëndim trupor, detyrim, armëmbajtje pa leje etj. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente”, thuhet tutje.

Forenzika në vendin e ngjarjes, mbulojnë trupin e pajetë të grabitësit të vrarë

Është vrarë personi i tretë që ka qenë i përfshirë në një grabitje javën e kaluar në Suharekë.

I dyshuari i cili ka qenë në kërkim, dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë një shkëmbimi me armë zjarri mes tij dhe policëve.

Ndërkohë janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet edhe viktima e shtrirë në tokë dhe ekipet e mjekësisë ligjore afër.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detajet.

 

Këta janë të arrestuarit e sotëm të dyshuar për grabitjen e argjendarisë

Një operacion i madh i ndërmarrë nga Policia e Kosovës ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve për grabitjen e argjendarisë në Suharekë javën e kaluar.

Burime të medias, bëjne me dije se Policia ka arrestuar në këtë aksion Bujar Bashën dhe Leotrim Cakollin, ndërsa në arrati është Korab Gashi.

Gjatë këtij aksioni raportohet se ka mbetur i vrarë njëri nga grabitësit e dyshuar, ndërsa një polic është plagosur në këmbë.

Policia futet në objektin ky dyshohet se janë të fshehur plaçkitësit e tjerë

Po vazhdon aksioni i Policisë së Kosovës në Dragodan.

Pasi është vrarë Dukagjin Gashi dhe janë arreshtuar dy të tjerë, Policia po vijon aksionin për kapjen e të dyshuarve të tjerë të cilët dyshohet se janë të fshehur në po të njëjtën lagje.

Forca të shumta sapo janë futuar në një objekt ku dyshohet se ndodhen hajnat që plaçkitën argjendarinë në Suharekë.

Aksioni i policisë për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e argjendarisë, një polic i plagosur

Një operacion i madh i ndërmarrë nga Policia e Kosovës ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve për grabitjen e argjendarisë në Suharekë javën e kaluar.

Në këtë aksion ka pasur edhe shkëmbime të zjarrit mes Policisë së Kosovës dhe të dyshuarve.

Për pasojë një nga gtë dyshuarit ka mbetur i vrarë, ndërsa një polic është plaogusur lehtë në në këmbë.

Ky është personi i vrarë nga Policia e Kosovës, një nga organizatorët e vjedhjes në Suharekë

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të suksesshëm gjatë ditës së sotme.

Burime bëjnë të ditur se në këtë aksion ka mbetur i vrarë Dukagjin Gashi.

I njëjti ka shkëmbyer plumba ndaj policisë së Kosovës gjatë aksionit dhe të njëjtit kanë neutralizuar duke e lënë pa shenja jete.

Në këtë aksion janë arrestuar dy persona të tjerë, ndërsa një tjetër është në arrati.

Një polic ka mbetur i plagosur në këmbë.

Pamje nga aksioni i Policisë në Dragodan ku u vra njëri nga grabitësit

Raportohet është vrarë personi i tretë që ka qenë i përfshirë në një grabitje javen e kaluar në Suharekë.

I dyshuari i cili ka qenë në kërkim, dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë një shkëmbimi me armë zjarri mes tij dhe policisëve.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detajet.

Ky është personi i arrestuar i dyshuar për plaçkitjen në Suahrekë

Policia e Kosovës ka kryer sot një aksion policor për identifikimin dhe kapjen e njërit prej të dyshuarve për grabitjen e armatosur në argjendarinë ‘Diakos’ në Suharekë. Gjatë tentativës për ta neutralizuar, i dyshuari ka mbetur i vrarë.

Meida mëson se gjatë aksionit është arrestuar edhe një person tjetër, teksa po vazhdojnë kërkimet për të tjerët.

Personi i arrestuar sipas burimeve të medias është Bujar Basha.

Plagoset një polic gjatë aksionit për kapjen e të dyshuarit për grabitjen në Suharekë

Policia e Kosovës ka kryer sot një aksion policor për identifikimin dhe kapjen e njërit prej të dyshuarve për grabitjen e armatosur në argjendarinë ‘Diakos’ në Suharekë. Gjatë tentativës për ta neutralizuar, i dyshuari që shkëmbeu zjarr me Policinë, ka mbetur i vrarë.

Burimet e medias konfirmojnë se gjatë aksionit në lagjen Arbëria, ka marrë plagë një zyrtar policor.

Ende nuk dihet nëse lëndimet që ka pësuar janë nga arma, apo gjatë konfrontimit me të dyshuarin, tashmë i vrarë

Media do të iu mbajë të informuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat