Mjeku shqiptar: Naim Murseli punonte në kompaninë më të madhe të sigurimeve në Suedi

Aktuale

Mjeku shqiptar: Naim Murseli punonte në kompaninë më të madhe të sigurimeve në Suedi

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 08:41
Naim Murseli

Liridona Ademaj u vra 5 ditë më parë në Prishtinë nga persona të paguar nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Ngjarja që tronditi opinionin publik në Shqipëri dhe Kosovë mori vëmendje më të madhe edhe nga aludimet që qarkulluan në media se shkak i planit të zi të bashkëshortit të viktimës ishte përftimi i siguracionit të jetës së 30-vjeçares në Suedi që arrinte një shifër prej 20 mln eurosh.

Mjeku okulist nga Suedia, Rushit Arifi tregoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Abania se Naim Murseli punonte në kompaninë më të madhe të sigurimeve në Suedi ku çdo gjë është shumë e kontrolluar ndaj nuk mund të ndërmerrte kurrsesi një procedurë të jashtëligjshme.

“Përmes miqve Naimin e kam ditur kush është, por janë 500 km distancë dhe s’më ka rënë rasti ta takoj. Është njohur më shumë në Kosovës, ku ka bërë emër si këshilltar i Pacollit, ka dalë nëpër media. Në Suedi nuk është i njohur për ndonjë gjë. Unë nuk di asnjë aktivitet të komunitetit shqiptar ku ai të ketë marrë pjesë. Naimi ka punuar në kompaninë më të madhe të sigurimeve në Suedi de fakti që ka punuar aty kurrë nuk do kishte bërë diçka të jashtëligjshme në sigurimin e jetës”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat