Gruda: Kushtetutën e sulmojnë, ndërsa Zajednicën thonë se e vendos Gjykata Kushtetuese

Aktuale

Gruda: Kushtetutën e sulmojnë, ndërsa Zajednicën thonë se e vendos Gjykata Kushtetuese

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 14:32
Përparim Gruda

Përparim Gruda, koordinator i Departamentit të Drejtësisë në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), në konferencën ku u prezantua raporti “Kushtetutshmëria në qeverisje”, aktivitet ky në kuadër të “Javës Kundër Korrupsion 2023”, tha se shkelja është bërë normë pune në Qeverinë aktuale.

“Kur shkelja kthehet në normë pune, njerëzit kanë të drejtë me u shqetësu, si e dallojmë ne që është kthyer në normë pune, përsëris atë që tha zoti Selmanaj, në qoftë se ti e çon një herë Ligjin për Këshillin Prokurorial, i thu du me ul numrin e anëtarëve, kur ta rrëzon, kthehesh, thu du me rrit, na e kuptojmë që s’e paske qëllim ti as me rritë, as me zvogëlu, as s’pe din çka t’vyn rritja, as zvogëlimi, po ti po don me marrë atë institucion n’dorë”, tha Gruda.

Sipas tij, Kushtetuesja është mekanizmi i vetëm që mund t’i dalë përballë këtij pushteti.

“Gjykata Kushtetuese është mekanizmi i vetëm që mund t’i dalë përballë një pushteti kaq të madh në numra edhe me këtë mendësi që e kanë mendësitë popullsite në veprim për kthim në mendësi totalitare, mendësia se si veprojnë këta, mendësia totalitare për ta sulmu Gjykatën Kushtetuese, për ta sulmu çdo institucion të pavarur”, tha Gruda.

Gruda shtoi se kur Qeveria duhet të mbrohet nga “Zajdencia”, thonë që Gjykata Kushtetuese vendos për të.“Ndërkohë që kur ju duhet me u mbrojt prej Zajdenicës, a e dini çka po thonë tash, Zajednicën po thonë e vendos Gjykata Kushtetuese, po mirë bre na e kena pas ni vendim të Gjykatës Kushtetuese në vitin 2015, a tha Gjykata Kushtetuesen bëjeni Zajednicën minus kjo, kjo, kjo, këta thojshin minus 23 nene, se s’është qashtu hiç, teknikisht s’ka thanë 23 nene, ka gjasë i kanë numëru paragrafët, por nene nuk ka në aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk e ka thanë atë kurrë”, tha Gruda.

Sipas Grudës, Qeveria aktuale po e sulmon Gjykatën Kushtetuese.

“Po e sulmojnë gjithë ditën, por kur i vyn për interesa politike thotë Zajednicën e vendosë Gjykata Kushtetuese, po ju i dolët Gjykatës Kushtetuese përballë më 2015 me protesta… ju thatë që s’ka lidhje çka, ka thonë gjykata vullneti i popullit është mbi atë që thotë gjykata thojshin tash po e përdorin për mbrojtje”, tha Gruda.

Ndryshe, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL), të mërkurën organizoi tryezën ku u prezantuan raporti me titull, “Kushtetutshmëria në Qeverisje” raportë ky që është si rezultat i monitorimit sistematik që IKD i bën sistemit të drejtësisë.

Ky raport u publikua në kuadër të “Javës Kundër Korrupsion 2023”, e cila organizohet nga Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile, i përbërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), me moton “Bashkë kundër korrupsionit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat