“Sot të kryhet kjo punë”, gazetarja shqiptare: Murseli e zbatoi me nxitim planin, ka diçka të madhe

Aktuale

“Sot të kryhet kjo punë”, gazetarja shqiptare: Murseli e zbatoi me nxitim planin, ka diçka të madhe

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 16:01
Gazetarja investigative Klodiana Lala

Gazetarja investigative Klodiana Lala ka zbuluar bisedat mes Naim Murselit dhe Kushtrim Kokallës, para vrasjes së Liridonës.

Në “Euronews Albania”, Lala tha se gjatë bisedës mes tyre, Naimi i tha Kokallës se “kjo punë duhet të kryhet sot”.

Ajo tha se në këtë ngjarje ka diçka më të madhe, ndoshta një sekret që lidhet me persona të tjerë si biznesmenë apo politikanë, por për këtë nuk mund të deklarohej ende.

“Ka patur tentativa të mehershme të Naim Murselit për ta ekzekutuar gruan. Njëherë për ta trajtuar si aksident, që e dinë edhe autoritetet në Kosovë. Nga biseda me Kushtrim Kokallën, kur ishte vënë në zbatim plani për vrasjen e Liridonës, nuk ka kaluar më shumë se një javë.

Në një moment në dosjen hetimore, në një fjali që më ka vrarë veshin, thuhej se kjo punë duhet të kryhet sot. Liridona ka ditur një sekret shumë të madh. Se çfarë është kjo çështje, nëse lidhet me biznes, me politikë apo me njerëz të tjerë, nuk mund ta them”, është shprehur Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat