​Katër medalje evropiane, Osmani: Kosova, shtet i xhudos

Aktuale

​Katër medalje evropiane, Osmani: Kosova, shtet i xhudos

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 21:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Presidentja Vjosa Osmani ka përshëndetur suksesin e madh të xhudistëve kosovarë duke fituar katër medalje në evropianin e mbajtur në Prishtinë.

Në një postim në Facebook, e para e vendit ka thënë se asnjë fitore nuk është sikurse kjo para publikut kosovar.

“Akil Gjakova shkëlqeu duke marrë të artën e Distria Krasniqi, Dardan Cena e Nora Gjakova me medalje të bronztë. Prandaj për këtë ju falënderojmë përjetësisht: Majlinda, Driton e Agron Kuka”, ka shkruar Osmani.

Tri medalje të bronzta rrëmbyen nga Dardan Cena, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, ndërsa me medalje të artë u stolis xhudisti Akil Gjakova, i cili fitoi katër luftëra për ta arritur objektivin e madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat