Avokati tregon procedurat për Naim Murselin: Pas arrestimit konfiskohet telefoni, policia mund t’i kthejë edhe SMS-të e shlyer

Aktuale

Avokati tregon procedurat për Naim Murselin: Pas arrestimit konfiskohet telefoni, policia mund t’i kthejë edhe SMS-të e shlyer

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 22:36
Skender Musa

Avokati Skënder Musa deklaron se Policia e Kosovës e ka teknologjinë që mund t’i rikthejë edhe SMS-të që shlyhen nga telefonat e personave të arrestuar.

Duke folur për vrasjen e Liridona Ademajt, avokati Musa tha se pas arrestimit të të dyshuarit Naim Murseli, ndër hapat e parë që bëhet është konfiskimi i telefonit të të dyshuarit, që përmes SMS-ve të shkëmbyer mund të zbulohen persona tjerë nëse kanë bashkëpunuar me të.

“Në momentin e arrestimit të akuzuarit për vepër penale është rregull që të bëhet konfiskimi i telefonit dhe ai dërgohet në ekzaminim në forenzikë dhe nxirren të gjitha bisedat dhe mesazhet pavarësisht se janë fshirë ata apo nuk janë fshirë. Ka raste të caktuara kur mesazhet e fshira nuk mund të kthehen, mirëpo teknologjinë që ka Policia e Kosovës, rikuperon shumicën e mesazheve”, tha Musa në Euronews.al.

Ai ritheksoi se policia mund të rikthejë pothuajse të gjithë SMS-të që shlyhen nga telefonat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat