Sveçla: Kompleksi “Rajska Banja”, pronë e AKP-së, destinimin final do ta përcaktojmë ndërkohë

Aktuale

Sveçla: Kompleksi “Rajska Banja”, pronë e AKP-së, destinimin final do ta përcaktojmë ndërkohë

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 11:04
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se kompleksi “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit që dje u mor nën kontroll nga Agjencia Kosovare të Privatizimit, ishte pronë e AKP-së.

Sveçla tha në një konferencë për media se “për këtë nuk ka kurrfarë dyshimi”.

“Pronare e këtij kompleksi është Agjencia Kosovare e Privatizimit. Për këtë nuk ka kurrfarë dyshimi. Se dikush ka investuar jashtëligjshëm, mendoj se është një mësim për të gjithë ata që dëshirojnë të investojnë jashtëligjshëm se nuk mund ta bëjnë”, tha ai.

Sveçla foli edhe për menaxhimin e këtij kompleksi tash e tutje, ndërsa tha se “destinimin final të këtij objekti do ta përcaktojmë ndërkohë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat