Buxhovi tregon se pse LDK-ja u formua nga Shoqata e Shkrimtarëve

Aktuale

Buxhovi tregon se pse LDK-ja u formua nga Shoqata e Shkrimtarëve

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 22:00
Jusuf Buxhovi

Historiani, Jusuf Buxhovi, ka thënë se pas shtimit të represionit Serbisë në vitet e 80 –ta, Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, ka qenë faktori i vetëm në atë kohë që ka mundur të konfrontohet me regjimin serbë.

Ai tha se këtu kanë dhënë kontribut edhe gazetaret e Rilindjes, Instituti Albanologjik, Akademia e Shkencave e Instituti i Historisë.

Buxhovi ka treguar se në kongresin e shkrimtarëve në ish- jugosllavi në vitit 1988, ka “filluar thyerja e shpatave”.

“Shoqata e shkrimtarëve ishte i vetmi faktorë i cili mundi atëherë të futej në “një valle të konfrontimit”, të cilit kishin një hapësirë ku politika nuk kishte mundësinë që gjithë aq ta pengojë. Por jo vetëm shkrimtarët, ishin gazetarët e Rilindjes, Instituti Albanologjik, i Historisë, Akademia e Shkencave, por shkrimtarët u vunë në këtë planë”, ka thënë Buxhovi.

Në prag të shënimit të 34-vjetorit të themelimit të LDK-së, Buxhovi tha se themelimi i Këshillit për Mbrojtjen e Drejtave të Lirive të Njeriut, i cili u bë më mbështetje edhe nga disa vend mike, ishin hapat e parë të pluralizmit.

Buxhovi ka thënë se krijimi i LDK-së është bë në koordinim të ngushtë me SHBA-në me një politikë pa luftë.

“Ata na kanë përkrahë dhe kemi qenë në koordinim, kanë kërkuar një politikë pa luftë, ndërsa luftën pa politikë kanë thënë se do ta bëjmë na, kur te vi koha”, tha Buxhovi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat