Abdixhiku viziton studion ku po skalitet shtatorja e Rugovës që do të vendoset në Pejë

Aktuale

Abdixhiku viziton studion ku po skalitet shtatorja e Rugovës që do të vendoset në Pejë

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 18:21
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar studion e skulptorit Gëzim Muriqi.

Ai aty ka parë për së gdhendjen e shtatores së ish-kryetarit të partisë dhe presidentit historik, Ibrahim Rugova, e cila do të vendoset në qytetin e Pejës.

“Sonte, në 34-vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, së bashku me kryetarin e komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, vizituam skulptorin e mirënjohur Gëzim Muriqi në studion e tij këtu në Prishtinë. Aty nga afër pamë punën e madhe artistike që po bënte Gëzimi në përfundimin e skulpturës së Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova”, ka shkruar Abdixhiku.

“Na tregoi për përgjegjësinë që bart e ndjenë në këtë përfundim. Gëzimi, si mjeshtër që është, ishte i holluar në secilin detaj me kujdesin më të veçantë prej skulptori. Kjo është skulptura e tretë që mjeshtri Muriqi bën për Ibrahim Rugovën. Dy të tjerat janë vendosur tashmë në Malaj të Rugovës dhe në Istog”.

Më tej Abdixhiku ka treguar që synimi është që shtatorja e Rugovës të vendoset në Pejë në Ditën e Pavarësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat