Murati ia kërkon komunave veriore borxhin 12 milionësh të rrymës

Aktuale

Murati ia kërkon komunave veriore borxhin 12 milionësh të rrymës

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 15:24
Hekuran Murati

Qeveria e ka miratuar kërkesën e KOSTT-it për mbështetje financiare pas problemeve të tyre me likuiditet.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë që shuma e papaguar nga këto komuna do të bartet në thesar dhe do të ekzekutohet si pagesë ndaj KOSTT-it në emër të borxhit të akumuluar.

“Nga KOSTT-i sivjet kemi pranuar disa kërkesa për mbështetje financiare dhe më e fundit ishte para dy ditësh që e kemi pranuar  për shkak se ndërmarrja ka problem me likuiditet dhe rrezikohet nga  ndëshkimet si rezultat i devijimeve të energjisë elektrike në rrjetin evropian të  transmisonit, devijime këto që vijnë për shkak të katër komunave në veri”, ka thënë Murati në Mbledhjen e Qeverisë së Kosovë.

“Si qeveri kemi thënë që energjia elektrike është shpenzuar në këto komuna duhet paguar nga ata që e shfrytëzojnë dhe pavarësisht devijimeve do të konsiderohet borxh”.

“Marrë parasysh që energjia elektrike është shpenzuar nga qytetarët që jetojnë në këto katër komuna është më se e drejtë që edhe barra për pagesën e këtij borxhi t’u takojë atyre”.

“Në mënyrë që të paguhet një pjesë e këtyre borxheve kemi kërkuar nga katër komunat veriore që ta deklarojnë buxhetin e tyre si kursim përfshirë edhe Fondin Zhvillimor të Mirëbesimit që tashmë është i alokuar në këto komuna dhe këto mjete, pra paratë e këtyre katër komunave veriore do të përdoren për të shlyer një pjesë të borxhit ndaj KOSTT-it më konkretisht kontributi i secilës komunë me shlyerjen e një pjese të borxhit të rrymës së devijuar dhe papaguar është si vijon: Mitrovica e Veriut 6.5 milionë euro, Zveçani 1.1 milion euro, Zubin Potoku 1.6 milion euro, Leposaviqi 2.6 milionë euro”.

“Shumta totale, pra 11 milionë e 880 mijë euro milionë e mjeteve merret nga këto komuna dhe bartet në thesar për t’u ekzekutuar si pagesë ndaj KOSTT-it  në emër të borxhit të akumuluar ndaj ENCOE-së për devijimet e 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat