“Si e mashtruat Thaçin të nënshkruante?”, pyetja që Daçiq thotë se ia bëri kryediplomatja gjermane

Aktuale

“Si e mashtruat Thaçin të nënshkruante?”, pyetja që Daçiq thotë se ia bëri kryediplomatja gjermane

Nga: F. Beka Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 18:28
Foto nga takimi

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç ka deklaruar se deri në mars pret intensifikim të punës në dialogun mes Prishtinës e Beogradit, ndërsa duke folur për këtë çështje, ka “zbuluar” se si ministrja e jashtme gjermane Baerbock e ka pyetur “Si e keni mashtruar Thaçin që të nënshkruaj marrëveshjen e Brukselit”?, shkruan “Politika” transmeton “Bota Sot”.

Detyrat prioritare të Serbisë në vitin që vjen mbetet ruajtja e integritetit territorial, çështja e integrimit evropian dhe zhvillimi i përgjithshëm shoqëror, social e ekonomik.

Ministri i jashtëm serb ka përmendur disa nga synimet e Serbisë në vitin që vjen, që ndërlidhen me “ruajtjen e integritetit, rrugën evropiane integruese dhe vazhdimin e zhvillimit ekonomik, social edhe shoqëror”.

Duke folur për dialogun me Kosovën, ministri Daçiç ka deklaruar domosdoshmërinë e zgjidhjes së kësaj çështje, ndërsa në një nga takimet e shumta me zyrtarë evropianë, “zbuloi” detaje nga takimi dhe biseda që ka zhvilluar me ministren e jashtme të Gjermanisë, Anabel Baerbock, rreth dialogut dhe çështjes së Kosovës.

“Baerbock më ka pyetur direkt si e keni mashtruar Thaçin që të nënshkruaj marrëveshjen e Brukselit”, pasi sipas saj “asnjë kryeministër shqiptar nuk dëshiron që atë marrëveshja ta zbatojë” - tha Daçiç.

Shefi i diplomacisë serbe pret që për shkak të zgjedhjeve parlamentare evropiane të paracaktuara për qershor të vitit 2024, puna e Komisionint Evropian do përfundoj në mars, andaj pret që rreth dialogut mes Beogradit edhe Prishtinës të punohet deri në mars.

Por, ai nuk ka dashur të komentojë nëse deri në atë kohë, bazuar edhe në kërkesat e zyrtarëve perëndimorë për përshpejtim të zbatimit të rrugës së normalizimit, mund të ketë ose jo një normalizim të plotë të raporteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat