Pamje të tmerrshme – Mbeturinat “mbulojnë” Prishtinën: Flliqni, makabër...

Aktuale

Pamje të tmerrshme – Mbeturinat “mbulojnë” Prishtinën: Flliqni, makabër...

Nga: N. Sh. Më: 3 janar 2024 Në ora: 17:27
Mbeturinat në Prishtinë

Në periferi të kryeqytetit të Kosovës, ndodhet një deponi e madhe e mbeturinave.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Facebook, nga Ragip Rugova, shihet grumbullimi i madh i mbeturinave, në rrugët e kryeqytetit.

Ato tashmë janë shpërnda, dhe siç duket në fotografi, nuk do t’i shkojë larg, e do të mbërrijnë para Qeverisë së Kosovës, e aty afër është edhe komuna e Prishtinës, të cilët mund të përmballen me to, posa të hapin dyert.

Rugova, shkruan se këto pamje janë jo më larg se 30 minuta këmbë nga sheshi Nënë Tereza dhe Skënderbeu.

Postimi i plotë:

Në Prishtinën 'metropolitane', as 30 minuta këmbë nga Nënë Tereza dhe Skënderbeu...

Me njerëz që bëjnë kështu, si të gjësh diçka të përbashkët?! Pos fatkeqsisë që jeton me ta në të njëjtin qytet. Gjuha e përbashkët as për së afërmi nuk mjafton për t'i ndier si të vet...

Dhe jo vetëm këta... Nuk janë largë këtyre as ata që kan mandat ligjorë për të menaxhuar qytetin dhe këto flliqni makabër...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat