Ibrahimi: Komunat treguan sukses më shumë se Qeveria në investime kapitale

Aktuale

Ibrahimi: Komunat treguan sukses më shumë se Qeveria në investime kapitale

Më: 5 janar 2024 Në ora: 14:21
Ilustrim

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale.

Ibrahimi tha se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal.

Ibrahimi ka thënë se komunat kanë treguar rezultate të jashtëzakonshme sa i përket shpenzimeve në investime kapitale, ku sipas tij, nëse krahasohen me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror, diferenca është dyshifrore.

“Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë. Komunat kanë shpenzuar mbi 75 për qind të mjeteve për investime kapitale në vitin 2023 dhe dallimi mes përqindjes mese shpenzimeve të nivelit lokal në krahasim me nivelin qendror dallimi është dy shifrorë”, ka thënë ai.

Ibrahimi ka përmendur edhe sfidat me të cilat janë përballur komunat gjatë vitit të kaluar. Përmend mosbashkëpunimin e nivelit qendror me atë lokal. Ai pret përmirësim të bashkëpunimit këtë vit.

“Sfidat kanë qenë që nga fillimi i viti të kaluar, kur Ministria e financave dëshironte të ja merrte komunave mjetet financiare nga të hyrat vetanake në vlerën mbi 100 milion euro. Pastaj ai projektligj u shndërrua në ligj, mirëpo përsëri pati dilema ku u vërejt nga AKK-ja që rreth 37.5 milion euro niveli qendror dëshironte të ja merrte nivelit lokal nga ato 100 milion euro dhe pas reagimit tonë niveli qendror është bindur që ato mjete financiare duhet ti barten nivelit lokal. Problemi tjetër ka qenë pastaj tatimi në pronë ku me fillim të vitit 2023 niveli qendror në viti 2022 patë bërë rivlerësim e pronave ku faktuarat për vitin 2023 për tatimin n pronë ndaj qytetareve ishin dyfishuar në disa raste ndoshta vlera ka qenë më e madhe se sa e dyfishuar”, ka thënë Ibrahimi.

Sipas tij, Komunat janë ballafaquar me shumë probleme këtë vit derisa nga kryetarët e komunave viti 2024 është cilësuar një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat