​Ajri i ndotur, IKSHPK rekomandon qytetarët të mos dalin jashtë

Aktuale

​Ajri i ndotur, IKSHPK rekomandon qytetarët të mos dalin jashtë

Më: 5 janar 2024 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi për shkak të ajrit të ndotur.

“Ajri sot nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike”, shkruan IKSHPK në Facebook.

Me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndotja është e rrezikshme kur mesatarja e grimcave PM 10 kalon 45 mikrogramë për metër kub në 24 orë, ndërsa për grimcat PM 2.5 nuk duhet të jetë më shumë se 15 mikrogramë për metër kub.

Sipas OBSH-s, efektet e kombinuara të ajrit të ndotur në ambient të jashtëm dhe të ajrit të ndotur në shtëpi shkaktojnë 6.7 milionë vdekje të parakohshme në vit.

Në mars 2022, Kuvendi i Kosovës miratoi Strategjinë për Energji 2022-2031, në bazë të së cilës, vendi synon që deri në vitin 2031 të arrijë që 35 për qind të nevojave për energji t’i gjenerojë nga energjia e ripërtërishme. Në këtë mënyrë do të ulej prodhimi në termocentrale, e rrjedhimisht edhe niveli i ndotjes së ajrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat